Situata e Antonio Kontes tek Çelsi është shumë e lëkundur dhe e ardhmja e teknikut italian shihet larg pankinës së bluve të Londrës. Mediat britanike raportojnë se presidenti Abramoviç e ka gjetur pasardhësin e Kontes dhe ai është tekniku spanjoll, Luis Enrike.

Ish-tekniku i Barcelonës dhe Abramoviç janë në bisedime dhe zyrtarizimi i tij mbetet çështje ditësh. Mësohet se Enrike nuk kërkojnë të marrë drejtimin në mes të sezonit dhe preferon të presë deri në muajin qershor që të marrë kreun e pankinës. Abramoviç kërkon ta zëvendësojë menjëherë teknikun Konte dhe nuk preferon që kjo situatë të vazhdojë, pasi me sfidën kundër Barcelonës në horizont, Çelsi është në prag të një turpërimi.

Kështu e quajnë mediat në Angli paraqitjet e Çelsit gjatë javëve të fundit, “të turpshme” dhe sipas tyre, Antonio Konte nuk e ka të gjatë në krye të pankinës së Çelsit.

3

Share: