Më në fund Ferrari! Sebastian Fetel ritkhen edhe njëherë lavdinë te skuadra kokëkuqe, teksa ditën e sotme ka arritur të fitojë garën e parë të sezonit në Formula 1 në Australi.

Një garë perfekte nga piloti gjerman, por edhe një strategji super e zgjedhur nga Ferrari që i dhanë këtë sukses pas shumë vitesh duke thyer hegjemoninë e Mercedesit, pasi e la pas Hamiltonin që u rendit në vendin e dytë.

Vendin e tretë në podium e plotësoi Valteri Botas, po i skuderisë Mercedes, teksa tregon qartë se edhe këtë sezon ata do të jenë favoritët kryesorë për titull pavarësisht se gara e parë u fitua nga Ferrari dhe Sebastian Fetel.

Ja renditja e plotë e pilotëve

img_6321

Share: