Vazhdon seriali i ndërrimit të trajnerëve në Ballsh pasi së fundmi është larguar edhe tekniku brazilian Marcelo Troizi.

Braziliani për të disatën herë po bën rrugën vajtje – ardhje nga Brazil në Shqipëri, si menaxher apo trajner. Këtë herë ishte radha e Bylisit po edhe aty nuk ka rezistuar më gjatë se dy ndeshje.

Ndërkohë që ballshiotët kanë një ndeshje të rëndësishme ndaj Pogradecit ai ka zgjedhur të prishë kontratën. Ndërkohë lajmërimin e ka dhënë vet trajneri në facebook ku me një status. Aty ai falenderon futbollistët për angazhimin dhe u uron fat për ndeshjet në vazhdim. Madje u kërkon të lënë pas probleme të caktuara.

Tashmë presidenca ballshiote duhet të mendoj për alternativën e radhës në stolin e Bylis në momentin që kampionati po bëhet edhe më i ethshëm.

Statusi është shkruar ndërkohë që tekniku është në Athinë që ndoshta është tranziti i përdorur për tu kthyer në Brazil duke pritur një tjetër ftesë nga… Shqipëria.

28000715_1871701746207605_2029520476_n

 

Share: