Pas ndeshjes me Teutën, trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku ka analizuar përballen me durrsakët, duke vënë në dukje problematikat që shqetësuan ekipin e tij.

“Kishim mungesa, çka ndikoi në lojën tonë në mesfushë kryesisht. Në pjesën e dytë ishim më mirë. Me lojtarët të gjithë në dispozicion mund ta kishim fituar ndeshjen”

“Gjysma e ekipit janë lojtarë të rinj. Në fazën sulmuese kishte frikë, kjo prej mungesës së eksperiencës, sikurse ndodhi edhe të goli. Plaku na penalizoi. Duhet të shfrytëzojmë këtë 2-javorësh për të rikuperuar ata lojtarë”.

“Jam i mërzitur për faktin që lojtarët nuk shprehën gjithë kapacitetin që kanë. Gjithsesi i falënderoj ata për shpirtin e garës deri në fund të ndeshjes. Rrëzimi i Fushtar? Nga stoli na u duk penallti, tani që e shoh tërhiqem”.

“Kishim katër lojtarë të huaj dhe Lelis do dilte. Arrabal e futa për të forcuar mesfushën, pasi aty po vuanim shumë”.

“E kam pritur që nisja nuk do ishte e mirë. Mustafa që do bënte organizimin na është dëmtuar,m gjithashtu edhe Plaku. Kuqi na prishi punë, pasi na u desh të ndryshonim në mesfushë, ku patëm probleme”.

Share: