Kamza mori fitoren e parë dhe për herë të parë shënoi e para gol. Trajner Ramadan Ndreu, në lidhjen e tij direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, deklaroi:

“Gjëra që ndodhin në futboll. Fushtar është profesionist, por na solli një dëmtim në skuadër me karton të kuq. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen edhe më përpara. Kishim katër mungesa, Fushtar na çorientoi, por kjo skuadër ka karakter dhe grinte. Kemi treguar që nuk pajtohemi me humbjen. Duhet koha duhur që lojtarët ta kuptojnë që luajnë futboll dhe me cilësi”.

“Jemi në rritje dhe kemi treguar nivel, ndërsa ndeshja e sotshme na solli vështirësi pas daljes me të kuqe. Treguam në fund se kemi një ekip që është mirë fizikisht. Përgëzoj Fukuin për ndeshjen e bërë”.

“Shpërblimi ekziston, por nuk është ajo e rëndësishme. Në pjesët e dyta tregojmë karakter. Në 10 minutat e fundit rrezikojmë shumë, kishim 4-5 raste për gol”.

Share: