Ramadan Ndreu, trajneri i Kamzës, pas ndeshjes me Partizanin foli për takimin me të kuqtë dhe analizoi shkaqet e humbjes. Sipas tij ishin të gjitha mundësitë për të marrë një pikë, por mbrojtja ishte në ditën e saj më të zezë.

“Sa i takon takimit jam pak i pakënaqur, pësuam dy gola të shpejtë, mbrojtja ishte në ditën e saj më të zezë. Krijuam volum në të dytën, por nuk ishin të saktë para porte. Kemi djem të rinj përpara, veç Plakut. Është një humbje që na kushton, pasi ishim përgatitur për një barazim, pasi Partizani nuk është në gjendjen më të mirë. Por pësuam dy gola”.

VENDI I TRETË
“Afrimet e bëra nuk kanë gjendjen fizike dhe ishin jashtë. Kur të vijnë do na japin kualitetet. Edhe Fili do kohën e vet. Nëse prurjet do përshtaten shpejt, atëherë i qëndroj asaj që do jemi në gjashtëshen e parë. Europa do edhe eksperiencë”.

NDËRRIMI I LELIS
“Ishte i vendosur gabim në golin e dytë, ndaj e zëvendësova. Edhe Kuqi gaboi aty, por Lelis gaboi edhe herë të tjerë. Nuk është në gjendjen më të mirë. Urojmë të fitojë formën më të mirë fizike, pasi është trup i madh.

“PARTIZANI NË PRESION
Ua kam thënë lojtarëve që Partizani është në një moment jo të mirë. Ata patën fatin shënuan dy gola. Nëse nuk bënim ato gabime, do të flisnim ndryshe”, tha Ndreu në emisionin “Gol pas goli” në Supersport.

Share: