Kamza luan një ndeshje të vështirë në Gjirokastër këtë javë. Skuadra e Ramadan Ndreut kërkon të marrë pikë, por ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë.

Ndikim për këtë kanë edhe mungesat, pasi sulmuesi Sebino Plaku për të paktën një muaj nuk do të jetë i gatshëm për stafin. Dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Teutën e penalizoi kapitenin e Kamzës.

Gjithashtu edhe Argjend Mustafa nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim, ashtu si Xhulio Mehmeti. Të dyja këto dy mungesa janë të rëndësishme për Kamzën, ndërkohë që shpresohet të jetë i gatshëm Taulant Kuqi, i dëmtuar në ndeshjen e Kupës me Ilirinë

Share: