Nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri që ulja e një helikopteri në fushë të ndërpresë një ndeshje futbolli, madje ka ndodhur edhe që dhëndri të ulet për të marrë nusen, duke detyruar futbollistët të shijojnë shfaqjen.

Në Sarandë është e përsëritur të ulet helikopteri në fushë dhe sot në Butrinti-Gramozi ndeshja është ndërprerë në minutën e 18-të.

Helikopteri i emergjencës është ulur në fushën e stadiumit “Andon Lapa” për të marrë një të sëmurë. Më pas ndeshja ka nisur normalisht, ndërkohë që “Ora News” ka publikuar disa foto nga kjo ngjarje.

Share: