Mbyllet ndeshja miqësore midis Skënderbeut dhe Beshiktashit. Turqit kanë fituar me rezultatin 3-2, por korçarët kanë zhvilluar një ndeshje tepër të mirë.

Daja e nis me formacionin e zakonshëm. Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Xhejms dhe Soue.

Dy golat bardhekuq mbajnë firmat e Soue 17′ dhe Lilaj 90′, ndërsa për Beshiktashin shënuan Pektemek 16′, 52′ dhe Negredo 62′.

Edhe pse humbën, ekipi i Dajës ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke u përballur denjësisht me bardhezinjtë turq.

Një gjë e veçantë ndodhi gjatë sfidës. Në momentin e golit të parë të Beshiktashit, një lojtar i Skënderbeut ishte i shtrirë dhe të tjerët e lanë lojën. Turqit nuk vunë re gjë dhe shënuan. Nisur nga kjo, pasi u kuptua situata, lojtarët e Beshiktashit lejuan që në aksionin pasardhës, Skënderbeu të barazonte.

Kjo gjë ndodhi dhe Soue shënoi golin më të thjeshtë në karrieren e tij. 1-1 dhe duartrokitje nga të pranishmit.

 

 

 

 

 

 

Share: