Jemi mësuar që vetëm në Shqipëri të shohim apo dëgjojmë lloj-lloj historishë, por jo vetëm tek ne ndodhin. Në Francë, trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka rënë pre e grabitjes, teksa hajdutët kanë arritur të futen në shtëpinë e tij. Sipas mediave vendase, ato kanë arritur të marrin rreth 20 mijë euro, fanellat e Neymar, trofe personale dhe disa shënime mbi objektivat e skuadrës në merkaton e janarit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës kur trajneri kishte udhëtuar me klubin në Strasbourg, për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e trajnerit spanjoll të PSG-së, që tregoi se apartamenti ndodhej në katin e 7 të një pallati dhe nuk kishte portë sigurie, por mbikëqyrej nga një sistem video, që tani po verifikohet nga hetuesit.

Share: