Skot Broun është një tifoz që i pëlqen të udhëtojë dhe të përjetojë atmosferën që krijohet në stadiume të ndryshme të Europës.

Këtë herë ka përzgjedhur Korçën, ku do të ndjekë sonte përballjen Skënderbeu-Kairat Almati.

“Jam një tifoz i zjarrtë futbolli nga Skocia. Kam ndjekur në stadium shumë skuadra europiane dhe këtë javë zgjodha të udhëtoj drejt Korçës për të ndjekur Skënderbeun. Jam kurioz të shoh atmosferën që do krijojnë tifozët në stadium. Dëshira ime është të shoh Skënderbeun të bëjë progres në Europë”, ka thënë Skot për faqen zyrtare në “Facebook” të Skënderbeut.

Share: