Eklent Kaçi nuk ka mundur dot të mbrojë trofeun e marrë pak kohë më parë në World Pool Series, teksa në “WPS 3RD SERIES – RYO RACK CLASSIC CHAMPIONSHIP” është renditur i treti, pasi në gjysmëfinale u mund nga Skaj Uduard me rezultatin 2-1 (6-7, 7-5, 7-5). Amerikani në fund arriti të fitojë turneun që luhej në disiplinën 8-Ball.

World Pool Series 3 nisi për Kaçin me turin e parë të fituar, pas ishte fituesi në fuqi i këtij turneu. Për të kaluar në çerekfinale ai mposhti fillimisht Jorge Rodriguez me rezultatin 11-7, ndërsa më pas të njëjtin fat pati edhe britaniku Imran Majid, një nga konkurrentët më të fortë në këtë turne.

Në 1/16 Kaçi u përball me Kris Melling, me të cilin pati një përballje të fortë. Setin e parë e fitoi britaniku – kampion bote dy herë – me rezultatin 6-4, ndërsa në të dytin bilardisti kurbinas fitoi me vështirësi 7-6. Në setin final Kaçi ishte i pandalshëm duke fituar 6-0.

Në çerekfinale Kaçi u përball me Mario He, bilardist austriak që ka eliminuar Ralf Soquet, gjermanin e mirënjohur të sportit të bilardos. Një ndeshje mjaft e bukur, teksa në setin e parë dy bilardistët luftuan deri në setin e fundit dhe Kaçi triumfoi 7-6. Në setin e dytë nuk kishte shumë histori, pasi laçiani, disa herë kampin në Shqipëri, fitoi me rezultatin 6-1.

Në gjysmëfinale me Skaj Uduard ishte një betejë shumë e fortë, që zgjati pesë orë dhe në fund 18-vjeçari Kaçi u “dorëzua”.

Setin e parë Kaçi e fitoi 7-6, ndërsa në të dytin Uduard triumfoi 7-5. Raundi final ishte në duart e bilardistit shqiptar, që arriti ta çojë lojën deri në 4-1, por amerikani Uduard përmbysi gjithçka të 7-5 dhe më pas fitoi trofeun, duke mundur Darren Apleton 2-0 në finale.

Në këtë turne mori pjesë edhe bilardisti tjetër shqiptar Besar Spahiu, që u eliminua që në fazën e parë të turneut, pasi u mund 11-8 fillimisht nga Xhoni Arker, ndërsa më pas nga Ualed Maxhid 9-5.

Winners Round 1
Eklent Kaçi 11 – 7 Jorge Rodrigues (USA)

Winners Qualification
Eklent Kaçi 11 – 6 Imran Majid (GB)

Last 16
Eklent Kaçi 2 – 1 Chris Melling (GB)
(4-6, 7-6, 6-0)

Quarterfinal
Eklent Kaçi 2 – 0 Mario He (AUT)
(7-6, 6-1)

Semifinal
Sky Woodward 2 – 1 Eklent Kaçi
(7-6, 7-5, 7-5)

Share: