Sezoni i ri do pothuajse edhe një muaj që të startojë dhe ekipet po përgatiten mjaft intensivisht.

Për këtë arsye ekipet për të provuar formën e lojtarëve zhvillojnë ndeshje miqësore me skuadra të nivelit të tyre ose edhe më të lartë.

Bylisi i cili sezonin e kaluar e humbi në ndeshjen e fundit ngjitjen në Kategorinë Superiore po përgatitet që ta arrijë këtë vit.

Nesër ballshiotët do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Tomorit  në orën 18:00 në stadiumin ” Adush Muça”, në Ballsh.

Tags: ,
Share: