Pas dy superfitoreve me Kaljarin dhe Atalantën, Interi ndal vrullin në garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Skuadra zikaltër barazoi ditën e sotme në transfertë me rezultatin 2-2 në fushën e Torinos, duke bërë një hap fals për objektivat e saj.

Ekipi i drejtuar nga Pioli e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa kaloi në avantazh qysh në mimutën e 23 të ndeshjes me anë të Xhefri Kondogbias. Mesfushori francez zhbllokoi rezultatin përpara se vendasit të përmbysnin shifrat.

Në minutën e 33’-të është Bazeli që barazon shifrat, dhe në pjesën e dytë është Akuah ai që përmbysi rezultatin në minutën e 59’ duke treguar se Torino është një “kockë” e fortë për këdo.

Megjithatë, Interi nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në minutën e 62’ me Kandrevën për të marrë të paktën një pikë në këtë përballje. Pas këtij barazimi, zikaltërit mbajnë vendin e 5-të me 60 pikë, plot 5 më pak se Napoli i vendit të tretë që ka një ndeshje më pak.

Tags:
Share: