Samir Nasri e ka quajtur Xhemi Vardin “hileqar”, pas kartonit të kuq që francezi mori për një konflikt me sulmuesin anglez.

Nasri, i huazuar te Sevilja nga Mançester Siti, doli me karton të kuq në minutën e 74-t, pasi tentoi të godiste me kokë Vardin, i cili u rrëzua në tokë duke simuluar.

Lester Siti fitoi 2-0 dhe eliminoi skuadrën spanjolle, që humbi edhe një 11-metërsh, ndërsa Nasri pas ndeshjes turfulloi: “Po të ishte i huaj, ju gazetarët anglezë do ta quanit Vardin hileqar e të pandershëm, ndaj i tillë është për mua. Ai e kërkoi vetë përplasjen dhe pastaj aktroi për të më nxjerrë jashtë. Je duke fituar 2-0, po kualifikohesh, luaj si burrë. Unë gabova, por ai më provokoi“.

Share: