Napoli nuk gabon asgjë dhe mbetet në krye të Seria A duke fituar një sfidë të rëndësishme kundra Lacios. Kjo sfidë ishte edhe një derbi mes shqiptarësh e dytë në Seria A për sot.

Pas ndeshjes Krotone – Atalanta të mbyllur në barazim dhe Ajeti e Berisha ndahen në ‘’paqe’’ mes tyre.në mbrëmje ishte radha e Hysaj kundra Strakoshës.

Ndeshja nis me një gol të shpejt të De Vrij që kalon Lacion në avantazh por fraksioni i parë do të mbyllej në barazim falë golit të Kajehon.

Në pjesën e dytë është Napoli që merr frenat e lojës duke bërë ‘’tris’’. Autogoli Uollas por edhe golat e Zielinskit dhe Mertens që vendosin sfidën.

Nuk ka asgjë për të bërë për Strakoshën në këtë ndeshje ndërsa Hysaj pavarsisht problemeve shëndetësore hyn në fushë dhe bën më të mirën që skuadra e tij të dalë fitimtare.

Share: