Kombëtarja U17 e Shqipërisë ka nisur prej disa ditësh grumbullimin në Durrës ku po përgatitet për turneun e Qipros që do të zhvillohet në datën 25-30 prill. Ditën e sotme trajneri Xhemal Mustedanagiç ka dhënë një prononcim për SuperSport, ku ka deklaruar se do të japin maksimumin në këtë përballje.

Megjithatë, trajneri boshnjak është në dilemë pasi nga 24 futbollistë që ka grumbulluar, 4 prej tyre do të shkojnë në shtëpi. Ja deklarata e plotë e Mustedanagiç.

Unë mendoj se cdo lojtar duhet të jetë i kënaqur që është pjesë e ekipit kombëtar pavarësisht se më pas dikush prej tyre duhet të kthehet në shtëpi. Për momentin kam grumbulluar 24 lojtarë, 3 prej të cilëve portierë, gjithsesi dhe ata që do të largohen duhet ta shikojnë këtë si një mundësi për të ardhmen duke qenë se në muajin maj do të kemi dhe një tjetër turne të rëndësishëm si Lazio Cup.”

“Është shumë e rëndësishme që nga kombëtaret e moshave lojtarët të arrijnë të luajnë një ditë për Shpresën ose Kombëtaren e madhe. Aktualisht të U-21 ka 5-6 lojtarë që kanë ardhur nga U-17 dhe U-19, si Çekiçi apo Bare. Para pesë vjetësh kam thënë që pas 10 vjetësh shqipëria do të bëhet një vend i rëndësishëm në futboll. Këtë gjë e arriti shumë shpejt, për pesë vjet, në momentin kur arriti të kualifikohet në Europian dhe kjo nuk është pak. “

Arritjet e Kombëtares U17: “Në këto 6 vjet kemi qënë dy herë në Elite Round nëse disa situata do të kishin qenë më të qarta për ne do të kishim qenë dhe dy herë të tjera. Talentet duhen, por duhen dhe rezultatet, sepse dhe ato janë të rëndësishëm.”

Share: