Nejmari te Reali, Sançes te Siti. Interi ofron dy lojtarë për Pastoren, Ikardi do të zëvendësojë Benzemanë. Lexojnë çdo ditë lajme bombastike ku fjala e bujshme është një normalitet (e rivalizon në fakt ekskluzivja).

Shpesh nuk mungojnë as shakatë e futbollistëve, madje ka nga ata që bëjnë qëllimisht ndonjë postim për t’u marrë më pas nga mediat. Këtë gjë ka bërë së fundmi edhe mesfushori i Kukësit Besar Musolli.

Futbollisti shqiptar nga Kosova ka postuar një foto me Bajram Jashanicën dhe e ka shoqëruar me mesazhin: “Jashanica shumë afër Kukësit, 50 km”.

jashanica-postim

Share: