Laçi pret Skënderbeun të dielën dhe për mbrojtësin e djathtë Drilon Musaj, në ndeshje të tilla duhet edhe fat për rezultat të tillë.

2-vjeçari beson se bardhezinjtë do vijojnë paraqitjet e mira ndaj korçarëve, por në këto momente pikët janë më të rëndësishmet.

“Korçarët janë kampionët në fuqi dhe të imponojnë respekt. Përballja me ta në çdo rast është e vështirë. Këtë sezon nuk kemi mundur të marrim pikë në kampionat me ta, por do të tentojmë që kjo gjë të ndryshojë këtë herë. Po përgatitemi tepër të përqendruar dhe me ndihmën e tifozëve mund të marrim një rezultat pozitiv të dielën. Shpresojmë që ndryshe nga ndeshja me Tiranën në kampionat, të kemi fatin në anën tonë, pasi në ndeshje të tilla është shumë i nevojshëm”.

“Në tre ndeshjet e këtij viti me Skënderbeun kemi bërë paraqitje të mira dhe besoj se do e vijojmë atë traditë, por pikët janë ato që kanë më shumë rëndësi. Në kampionat na mundën minimalisht, ndërsa në Kupë, nga ajo çka dhamë në fushë meritonim edhe të kualifikoheshim, por diçka e tillë nuk ndodhi, Gjithsesi tashmë jemi të përqendruar te ndeshja e së dielës, në të cilën të gjithë do të japim maksimumin tonë në fushën e blertë, pasi kjo është edhe rruga e vetme për të marrë rezultat”, ka deklaruar Musaj për “Sport Ekspres”

Share: