Tekniku portugez, Murinjo, ka vazhduar të flasë për mediat në lidhje me ofertën e Junajtidit drejt Arsenalit për të marrë shërbimet e Sançezit.

“Kur një lojtar cilësor është në shitje, normalisht që dhe ne japim ofertën tonë. Sançez është në shtije nga klubi i tij dhe ne do të tentojmë ta marrim, pasi ai është një lojtar fantastik. Më shumë se kaq nuk mund të flas më, pasi ai vazhdon të jetë një lojtar i Arsenalit dhe duhet ta respektojmë këtë fakt”,- mbylli Mou.

Mançester Junajtid ka bërë një ofertë zyrtare drejt Arsenalit, 25 milionë paundë plus sulmuesin Mkitarian, ofertë kjo që mund të pranohet nga “topçinjtë”.

Share: