Mediat britanike bënë me dije faktin se Mançester Siti po kërkonte shërbimet e mesfushorit të Shahktar Donjetskut, Fred. Mesfushori brazilian është objektivi kryesor i Pep Guardiolës gjatë merkkatos së janarit.

Por çudia ka ardhur nga pjesa tjetër e Mançesterit. Flitet se Zhoze Murinjo ka bërë një ofertë zyrtare drejt klubit ukrainas për të nënshkruar me mesfushorin Fred dhe në një farë mënyrë i ka shpallur luftë teknikut spanjoll, Guardiola.

Fred ka shkëlqyer gjatë pesë viteve që është aktivizuar në kampionatin ukrainas dhe jo më kot shumë ekipe e kërkojnë. Duket se Siti do të vuajë konkurrencën e Junajtidit për kartonin e mesfushorit 24-vjeçar.

Share: