Hose Murinjo i ka dhënë fund zërave të merkatos se ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo do të transferohet tek ish-ekipi i tij Mançester Junajtid pasi e konsideron si një “mision të pamundur”.

Pavarësisht historisë    që pati më të, trajneri që është edhe patrioti i Ronaldos e sheh si të pamundur rikthimin tek djajtë e kuq këtë verë.

Një rikthim tek skuadra që e bëri të njohur u raportua nga mediat ndërkombëtare, pasi portugezi shprehu dëshirën për t’u larguar nga Madridi për shkak të problemeve me taksat pasi u akuzua nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal.

Ne kurrë nuk e kemi kërkuar atë, sepse e dimë se ai është lojtar shum i rëndësishëm në klubin e tij,  i cili ka një fuqi ekonomike të madhe.  Ne nuk kemi mundur të gjejmë asnjë arsye që të mund ta mendojme se Ronaldo mund të largohet nga Madridi. Unë nuk i kërkoj klubit tim që të harxhojnë kohe më lojtarë që janë një mision i pamundur”, tha Murinjo pas ndeshjes kundër La Galaksi, ku djajtë e kuqtë fituan me rezultatin 5-2.

Ronaldo qëndroi për 6 sezone në Olld Treford, duke ndihmuar Fergusonin për të fituar 9 trofe gjatë kësaj kohe.  Ai ka shënuar84 gola, 36 asiste në 196 ndeshje të zhvilluara me Mançesterin.

Ylli portugez ka fituar me djajtë e kuq tre kampionate dhe 1 Champions  Ligë, përpara se të transferohej tek Madrilenët për shifrën e 94 milionë eurove dhe punoi me Murinjon për tre vite.

Fituesi i “Topit të Artë” e ka siguruar statusin e heroit në Junajtid dhe është pjesë e një prej ikonave të historisë së klubit, prandaj edhe mediat kanë raportuar edhe opsionin e rikthimit.

Share: