Atalanta e Etrit Berishës arriti të marrë ditën e sotme një fitore tepër të rëndëishme ndaj Peskarës së Ledian Memushajt me rezultatin 3-0. Një fitore bindëse për bergamaskët që ishin pa Berishën në portë, për shkak se portieri shqiptar është i dëmtuar por gjithashtu po kalon një gjëndje gripale.

Ndërkohë, në fushë ishte Ledian Memushaj për Peskarën. Mesfushori shqiptar zhvilloi një lojë të dobët në këtë humbje, teksa pas ndeshjes u vlerësua me notën 5. Shumë pasime të gabuara dhe shumë faulle në mesfushë për shqiptarin, që ishte larg formës së tij në këtë përballje ndaj një skuadre të fortë si Atalanta e këtij sezoni.

Share: