Flamurtari luan me Lushnjen nesër dhe vlonjatët kërkojnë të marrin tre pikët, për të shpresuar në ndonjë ndalesë tjetër të Kukësit, që pret Partizanin në shtëpi, çka do t’i jepte skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro mundësinë për të zënë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Për ndeshjen me Lushnjen Flamurtari ka dy mungesa të sigurta, vlonjatin Franc Veliu të dëmtuar dhe mbrojtësin Ditmar Bicaj të pezulluar.

Lezhjani u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me Skënderbeun dhe ai ishte i katërti për të dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë nën urdhrat e stafit teknik nesër në “Roza Haxhiu”.

 

Share: