Kosova i mbyll kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” me ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Islandës, sfida në të cilat do të ketë dy mungesa të rëndësishme për shkak pezullimesh me kartonë.

Kështu nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaki nuk do të jenë Valon dhe Bernard Berisha, lojtarë të rëndësishëm të Kosovës. Mungesat e tyre, si dhe të Enis Alushit të dëmtuar, do zëvendësohen me të tjerë dhe në listë ka risi.

Supersport raporton se do rikthehet në ekip Elbasan Rashani, Bersant Celina, Alban Pnishi dhe Fidan Aliti i Skënderbeut. Lëvizje edhe për portën, teksa Adis Nurkoviç, portieri i Flamurtarit të Vlorës, do t’i hapë krahun Visar Bekës, portierit të Prishtinës.

Tags:
Share: