Kur të gjithë tifozat e Partizanit po e presin që të përforcojë ekipin për të qënë kandidati kryesor për titull mesa duket Luçiano Moxhi nuk e ka fare mendjen aty sepse duke iu  referuar “Corriere dello Sport”, përfaqësuesit ligjorë të ish-drejtorit të Juventus, kanë dërguar  kërkesën për apel kundër vendimit që konfirmonte përjashtimin e Moxhin, për shkak të aferave të Calciopoli.

Lajmi është u konfirmua nga vetë përfaqësuesit ligjorë të Moxhit,  Enrico Lubrano dhe Federico Tedeschini, të cilët kanë dërguar  kërkesën  për apel në Kasacion kundër vendimit të Këshillit të Shtetit që ka ulur juridiksionin mbi anullimin e sanksionit të përjashtimit të imponuar ndaj Luçiano Moxhit, nga Federata Italiane e Futbollit.

Share: