Te Partizani është sërish Luçiano Moxhi ai që dirixhon gjithçka, edhe pse shumëkush ka menduar se italiani nuk ka më fuqi në klub. Dështimi në pjesën e parë të sezonit e ka motivuar italianin, që kërkon ta nxjerrë nga situata klubin.

Ai po punon për të sjellë përforcime të rëndësishme në skuadër, ndërkohë që ka ndërmarrë vendime të rëndësishme sa i takon të ardhmes.

Moxhi ka kërkuar që trajneri Starova dhe drejtori Antonelo Preiti të jenë të paprekshëm dhe të vijojnë punën e nisur. Partizani momentalisht ka shumë për të bërë, pasi është larguar thuajse një skuadër e tërë. Tashmë të gjithë presin afrimet “big”.

Share: