Në vitin 1994, Luçiano Moxhi kalonte te Juventus në rolin e drejtuesit të përgjithshëm të klubit. Bashkë me administratorin e deleguar Xhiraudo dhe zv.presidentin Betega, formonin Triadën e famshme të Juventusit. 12 vite zgjati eksperienca e Moxhit me bardhezinjtë. Në 2006 gjithçka mori fund, kur shpërtheu “Calciopoli”. Gjatë kësaj periudhe, Moxhi ka fituar 5 tituj të Serisë A, 1 Kupë Italie, 4 Superkupa Italie, 1 Champions League, 1 Kupë Interkontinentale, 1 Superkupë UEFA dhe 1 Kupë Intertoto.

Moxhi tashmë te të kuqtë e Partizanit, kujton Xhani Anjelin, Avokatin e famshëm. “Jam ndjerë gjithmonë i bekuar nga fati që kam pasur mundësinë të njihja këtë njeri të madh gjatë periudhës se menaxhimit të bardhezinjve. Juventusin, ai e konsideronte si një krijesë të tij, njësoj me Fiatin“, flet Moxhi për “Il Libero”.

Duke i qëndruar afër, kishe mundësinë të përballëshe me të, me atë që konsiderohej si një mjeshtër jetë. Anjeli të jeptë një lloj sigurie që vetëm njerëzit me karizëm të madhe mund të ta transmetojnë. Në bisedat e tij nuk ekzistonte kurrë folja “duhet“, dhe në vend të asaj ishte gjithmonë “Si e mendon?”. Dhe bashkëbiseduesi e kuptonte që diçka duhet të ndryshonte.

Ai i mbronte vartësit e tij si askush tjetër.  Në kohën e Tangentopolit, Fiati kishte probleme, por Anjeli u zotua: “Unë do t’i mbroj njerëzit e mi deri në shkallën e fundit të gjykimit. Sjellje prej njeriu të vërtetë, diçka e panjohur në kohët e sotme. Mes meje dhe avokatit lindi një “feeling” që në fillim. Ai më merrte në telefon në orën 6 të mëngjesit, shpesh herë më jeptë lajmet e gazetave, të cilat i dija dhe më parë, ndërsa herë të tjera, me pyeste nëse kemi ndonjë të re nga ekipi“.

 

Share: