Mikaela Brokeri është bukuroshja më e re që i bashkohet botës së sportit. “ExtraTime” është programi më i ri që do të trasmetohet çdo të hënë në “Tring” nën moderimin e saj. Eksperiencat e saj kanë nisur nga modelimi, pasi në 2009 fitoi “Super Model of Albania”, ndërsa në “Miss Albania 2010” fitoi “Miss Fotozhenia/Kinematografia”. Në televizion e nisi nga “AgonChannel” me emisione rinore, ndërsa tani ka nisur një eksperiencë në TringSport, si moderatore në “ExtraTime”. Por kush është Mikaela dhe të tjera, në intervistën e saj dhënë për “Sportal.al”.

INTERVISTOI PËR SPORTAL.AL: ELTON ÇELA

Përshëndetje, mund  të na tregoni më tepër kush është Mikaela Brokeri?

  • Përshëndetje, faleminderit për ftesën fillimisht! Atëherë: Kam mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Arteve, dega Piano. Kam filluar te angazhohem me televizionin në moshën 15-vjeçare, pasi fitova Super Model of Albania. Jam marrë gjithashtu me teatër dhe violinë.

Mikaela edhe më herët keni punuar në televizion por hera e parë në një program sportiv. Pse kjo zgjedhje tani?

  • Programet qe kam drejtuar me përpara më përshtateshin për shkak të moshës dhe eksperiencës që kisha asokohe. Ndërkohë që tani mendova se ishte momenti për të sfiduar veten me një projekt të ri, me një fushë të cilën nuk e kisha hasur më parë.

mikaela3

Duket se edhe në Shqipëri ka një “garë” mes televizioneve për të afruar vajza të bukura në programe sportive. A ndiheni pjesë  e kësaj gare?

  • Jo, aspak. Mendoj se çdo vajzë, qoftë pjesë e programeve sportive, apo pjesë e mediave në tërësi, ka secila veçantinë e saj. Konkurrenca qëndron tek produkti përfundimtar që shfaq televizioni (pra emisioni në tërësi) dhe jo tek bukuria e moderatoreve.

E keni një moderatore të sportit shqiptare apo të huaj si model që e ndiqni?

  • Moderatorja që ndjek faktikisht nuk është pjesë e sportit.

Këtë program e shihni si një hap për karrierën tënde në televizion apo do të vazhdoni në programet e sportit?

  • Ky është një projekt i ri në të cilin jam angazhuar. Prandaj mund të them që do të qëndroj tek emisionet e sportit dhe e quaj me plot bindje një hap më tej në karrierë.

mikaela-extra

Sa e vështirë mendon se do të jetë komunikimi me njerëzit e sportit?

  • Diferencën në komunikim nuk e bën detaji a je pjesë e sportit apo e një fushe tjetër. Është individi ai që vendos nëse do jetë i komunikueshëm apo jo. Kështu që nuk besoj se do jetë aspak i vështirë, për sa kohë ke të bësh me persona të civilizuar dhe profesionistë.

A ndjek Mikaela futboll? Për cilën skuadër bëni tifo?

  • Sigurisht që po. Nuk jam një tifoze fanatike, por skuadra ime e preferuar momentalisht është Liverpuli.

Mund të themi se tashmë stadiumeve shqiptare do i shtohet një tjetër modele për të ndjekur kampionatin tonë?

  • Më tepër se modele, do thosha moderatorë, e cila gjithsesi nuk po i shtohet tani stadiumeve shqiptare, ka qenë prezente prej kohësh.

“Extra Time” është projekti juaj i vetëm i momentit, apo do ju shohim edhe diku tjetër?

  • Për momentin jam e fokusuar tek “Extra Time”, pasi është vetëm fillimi i këtij projekti dhe duhet të angazhohem 100% në të.

Cila është ftesa që do u bënit tifozëve për t’iu ndjekur?

  • Çdo tifoz do te ndihet pjese e “Extra Time”, për vetë faktin se ky program përfshin te gjitha kampionatet elitare te Evropës. Unë së bashku me të ftuarit, që duhet theksuar janë ndër profesionistët më të vlerësuar në vend, do të analizojmë momentet më pikante të skuadrave tuaja të zemrës.

mikaela1

 

 

 

Share: