Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, tha në një intervistë të tij për mediat italiane se trajneri aktual i Çelsit, Antonio Konte, nuk është budalla që të drejtojë Milanin.

“Nuk u habita nga vendimi i Kontes për të mos pranuar drejtimin e Milanit. Ai nuk është budalla”,- u shpreh Morati.

Drejtuesit e Milanit i ofruan Kontes një kontratë të majme në qershor, në mënyrë që italiani të ulej në krye të pankinës, por tekniku refuzoi dhe vijoi punën e tij me ekipin e Çelsit.

Gjithashtu, ish-presidenti i Interit foli edhe për Spaletin, duke thënë se tekniku aktual i Interit i kujton Zhoze Murinjon. Morati tha edhe se Spaleti do të fitojë shumë trofe dhe se do e rikthejë Interin aty ku i takon, në majën e futbollit italian.


 

Share: