Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Monakos dhe Borusias së Dortundit ka patur edhe një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Vinçenco Montelën, i cili ka qenë i pranishëm stadiumin “Louis II” për te ndjekur nga afët këtë sfidë.

Objektivi i trajnerit të Milanit ka qenë vëzhgimi i Pier Emerik Abomejang, i cili mbrëmjen e sotme ishte titullar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi nga Gaboni është një nga objektivat kryesorë të skudrës kuqezi në merkaton e verës dhe për këtë arsye Montela e ka vëzhguar mbrëmjen e sotme.

Edhe pse luajti për 90 minuta, sërish Abomejang nuk ka arritur të shënojë të paktën një gol nën sytë e trajnerit të Milanit teksa skuadra e tij u eleminua. Megjithatë, kuqezinjtë nuk heqin dorë nga blerja e tij më merkaton e verës.

Share: