Milani i ri nuk po bind. Milionat e shpenzuara në verë në merkato nuk kanë sjellë ndryshime, teksa kjo shihet në rezultatet e arritura deri në këtë moment të sezonit.

Dje kuqezinjtë barazuan pa gola në Greqi me AEK-un, ndërkohë që edhe në Milano kishin bërë të njëjtën gjë. Shkarkimi po i sillet vërdallë trajnerit Montela dhe në mediat italiane emrat e Kontes dhe Souzës janë më të lakuarit.

Gjatë konferencës për shtyp Montela ka folur edhe për pozicionin e tij: “U bë disa kohë që shoh për së gjalli funeralin tim dhe kjo ka një avantazh sepse kupton shumë gjëra. Shoqëria më qëndron pranë dhe më mbështet, por se çfarë do të ndodhë më pas, nuk di të them”,

Share: