Monako duket se nuk ka ndërmend ta shesë Kilien Mbape. Klubi nga Principata vijon të refuzojë ofertat për yllin e tyre, teksa ditët e fundit e bërë sërish një gjë të tillë. Sipas mediave franceze, Monako ka refuzuar plot 80 milionë euro për lojtarin në fjalë.

Emri i ekipit që ka bërë ofertën nuk është bërë publik, por mendohet se është nië mes Mançester Junajtid, Çelsit dhe Realit të Madridit. Por, pavarësisht kësaj drejtuesit e Monakos nuk e kanë pranuar ofertën.

Kilien Mbape është një nga lojtarët kë të kërkuar të momentit në Europë pas super sezonit që ka zhvilluar me Monakon, por ai ekip që do shërbimet e tij duhet të paguajë më shumë se 110 milionë euro.

Share: