Milani është në kërkim të një sulmuesi kryesor dhe akoma nuk ka arritr ra gjejë të duhurin. Por kuqezinjtë kanë lëvizur konkretisht duke i dërguar një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh për sulmuesin kryesor të Monakos, Radamel Falkaon.

Por që është refuzuar menjëherë nga ekipi principal pasi nuk duan ta largojnë edhe të vetmin yll që mund ti ngelë në skuadër, pasi më parë ka larguar Bakajokon, Bernardo Silvën dhe Mendin, por që pritet të largohet edhe ylli kryesor Kilian Mbape.

Kolumbiani ka një kontratë deri në 2020 me kampionët, por miqësia e drejuesve milanist me Zhorhe Mendes mund të bëjë që ata të dërgojnë edhe ndonjë ofertë tjetër.

Share: