Monako bën një  tjetër hap të madh drejt titullit kampion në Francë. Ekipit të Zhardim tashmë i mjafton vetëm zyrtarizimi për shkak të rregullit të golavarazhit që ka më tepër rëndësi në Ligën e parë. Skuadra e Principatës fitoi 4-0 në shtëpi me Lilën, me Falkaon që ishte protagonist absolut me dy gola për të tijtë.

Ndërkohë, ishte PSG ajo që shtyu festën e Monakos falë fitores 5-0 në transfertë me St.Ettiene, që ishte dhe ndeshja e fundif në “Geoffrey Guichard” për e Galtier pas 7 sezone e gjysmë në krye të bardhëjeshilëve. Kavani dhe Moura me një dopietë dhe Draxler në fund vulosën një fitore të thjeshtë për parizienët që vazhdojnë të jenë -3 nga rivalët për titulli, por Monako  ka një ndeshje më pak se kryeqytetasit.

Share: