Monako është shpallur kampione e Francës dhe dominon në formacionin e vitit, të përzgjedhur nga “Goal.com”.

Plot pesë lojtarë janë përzgjedhur në 11-shen ideale, duke nisur me Sidibe dhe Glik në mbrojtje, për të kaluar në mesfushë me Bernardo Silvën dhe Lemar. Nuk mbetet jashtë Kilian Mbape në sulm, i cili është përzgjedhur krah Kavanit të PSG-së.

Veç uruguaianit, në formacionin më të mirë nga klubi kryeqytetas janë përfshirë Tiago Silva e Verrati, ndërkohë janë përfshirë dy lojtarë nga Nica, si një nga Guingampi.

FORMACIONI MË I MIRË NË LIGUE 1

YOANN CARDINALE (Nice)

DJIBRIL SIDIBE (Monaco), KAMIL GLIK (Monaco), THIAGO SILVA (PSG), MARCAL (Guingamp)

BERNARDO SILVA (Monaco), JEAN MICHAEL SERI (Nice), MARCO VERRATTI (PSG), THOMAS LEMAR (Monaco):

EDINSON CAVANI (PSG), KYLIAN MBAPPE (Monaco)

Share: