Reali Madridi ka vetëm pesë lojtarë mbi moshën 30 vjeç dhe ata janë Ronaldo (32 vjeç), Ramos (30 vjeç), Navas ( 30 vjeç), Kasija( 30 vjeç) dhe Modriç (31 vjeç).  Në sezonin që po vjen kroati po mendon të ndjekë planin e Kristianos i cili u shfaq në formë fantastike në fundin e sezonit duke qënë një nga protagonistët kryesore në fitimin e La ligës dhe të Champions Ligës.

Pikërisht këtë gjë do të provojë të bëjë edhe Modriç, i cili me ardhjen e Sebajos do të ketë më shumë mundësi për të pushuar, pasi në sezonin e kaluar mesfushori kroat pësoi tre dëmtime ( më seriozi, ishte ai në gju në tetor), që e la jashtë për nëntë ndeshje. Gjithashtu edhe ne sezonin  2015-2016 ai kishtë pësuar dy dëmtime. Me sezonin e ardhshëm që fillon  në gusht dhe përfundon në maj, ku madrilenët do të jenë në garë për 6 trofe,talenti spanjoll i sapoardhur do  të jetë një zëvëndësim natyral për  pozicionin dhe stilin që luan ballkanasi.

Modriç po paraqitet mjaft mirë në parasezonin që po zhvillohet në Los Angelos dhe është një ndër lojtarët më në formë. Vitin e kaluar, kroati luajti vetëm 54 minuta në Superkupën e Europës kundër Seviljas, ndërsa këtë  herë Zidan kërkon që ai të startojë që nga fillimi në ndeshjen e 8 gushtin kundër Mançester Junajtid që do të luhet në Shkup të Maqedonisë.

Share: