Surpriza më e bukur e Botërorit të vitit 2002 ishte Senegali. Turneu zhvillohej në Japoni dhe Korenë e Jugut dhe afrikanët e panjohur u bënë ekipi i preferuar për shumë tifozë. Fitore dhe lojë e bukur, për tu ndalur nga Turqia në çerekfinale. Kamara, Cise, Papa Buba Diop dhe El Haxhi Diuf ishin disa nga emrat protagonistë të atij Senegali.

Pikërisht ky i fundit, El Haxhi Diuf, bëntë pjesë në formacionin më të mirë të Botërorit. Ish-sulmuesi i Liverpulit, Lensit dhe Boltonit ka vendosur të ndjekë gjurmët e Xhorxh Ueah. Ueah është afrikani i vetëm që ka fituar topin e artë. Tashmë ai është numri një i vendit të tij, president i Liberisë.

El Haxhi Diuf kërkon të bëjë të njëjtën gjë. Senegalezi i ka hyrë politikës dhe po përgatitet për betejën e madhe. Ai do të kandidojë për postin e presidentit të Senegalit. 37-vjeçari është gati për këtë sfidë. Këtë radhë nuk ka top dhe gola. Vendos populli, por El Haxhi Diuf niset me një avantazh të madh, pasi ai është një nga heronjtë e njerëzve të tij.

 

 

 

el haxhi diuf

 

 

 

 

 

Share: