Arsenali po vazhdon stërvitjen në prag të derbit kundër Totenhamit. Në seancën e sotme stërvitore, Mkitarian qëndroi më shumë se shokët e tjerë të ekipit, duke bërë disa ushtrime ekstra. Në një farë mënyre, Mkitarian duket se po kopjon Aleksis Sançezin.

Thuhet se ylli i Mançester Junajtid stërvitet më shumë se të gjithë lojtarët e “Djajve të kuq” dhe se tekniku Murinjo e vlerëson shumë këtë fakt. Por Venger nuk është befasuar aspak nga puna shtesë që po bën Mkitarian. Sipas teknikut francez, Miki është lojtar profesionist dhe stërvitjet që ai bën nuk është se i bëjnë shumë përshtypje.

Tekniku Venger tha: “Miki është lojtar shumë i pjekur. Ai e kupton rëndësinë e stërvitjes dhe kërkon të marrë më të mirën nga çdo seancë stërvitore. Jo vetëm Mkitarian, por dhe shumë lojtarë të tjerë stërviten më shumë se sa seanca e përcaktuar”,- tha Venger.

Share: