Nuk ka surpriza as në ndeshjen e kthimit në “Juventus Arena”. Juventusi mposhti sërish Porton, por këtë radhë me shifrat 1-0, duke hipotekuar kualifikimin për më tej në Ligën e Kampionëve.

Mjaftoi një gol i Paolo Dibalës, që më në fund realizoi ëndrrën e tij për t’i shënuar Iker Kasijasit, që bardhezinjtë të ishin të qetë në këtë ndeshje.

Sulmuesi argjentinas ktheu në gol një 11 metërsh në minutën 42-të, dhe qysh nga ky ai moment ndeshja nuk kishte më histori. Kjo, edhe për faktin se Porto mbeti me 10 lojtarë. Tashmë bardhezinjtë e Alegrit e shohin veten në çerekfinalet e turneut.

Share: