Para dy javësh Egnatia habiti jo pak, duke mposhtur 1-0 Kukësin në Rrogozhinë dhe duke shtuar presionin mbi kampionët. Kjo bëri që trajneri Mlladen Milinkoviç ta merrte seriozisht ndeshjen e kthimit, duke hedhur në fushë shumë titullarë.

Vlerësimi ishte maksimal dhe në Pezë-Helmës gjithçka u zgjidh qetësisht në favor të kampionëve.

Guri 2 gola, por edhe Kërkotiç e Elton Kale, mbyllën gjithçka në 50 minuta, me Kukësin që kualifikohet pa probleme.

Kukësi – Egnatia              4-0 (0-1)

Shënues: Guri 18′, 50′ Kërkotiç 25′, Elton Kale 34′

Share: