Pika e marrë nga Lushnja me Partizanin erdhi në kohën e duhur dhe ditën e enjte verdhejeshilët do të kenë mundësinë të thonë fjalën e tyre se rënia nga Superiorja nuk do të jetë aq e lehtë sa e kanë menduar shumë klube e tifozë.

Askush nuk e priste që skuadra e Artan Banos ta ndalonte Partizanin, por ia arriti qëllimit, ndërkohë që ndeshja pasardhëse është një tjetër përballje e vështirë e lushnjarëve.

Kundërshtari do të jetë Kukësi kampion në fuqi, por ajo që ndryshon është fakti që ndeshja do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu”. Pas barazimit në kryeqytet, tashmë është koha që fjalën e tyre ta thonë edhe tifozët.

Me një stadium të mbushur plot, atëherë mbijetesa në Superiore mund të kthehet në një realitet të bukur për Lushnjen, që në raport me kundërshtarët është i disavantazhuar, por dëshira për të bërë mirë është prezente.

Share: