Ndryshime rrënjësore, miliona të shpenzuara dhe të tjera që do shpenzohen: Milani i madh kushton dhe ditët e mira duket se kanë nisur për kuqezinjtë që kanë pasuruar organikën me lojtarë cilësorë, ndërkohë që synojnë të afrojnë edhe të tjerë.

Mbi gjithçka ka ndodhur, por edhe për planet e së ardhsmen, është drejtori sportiv Mirabeli që flet në Premium Sport.

AFRIMET“Blerja më e thjeshtë ishte Konti, ai u bë kuqezi që në telefonatën e parë. Më e vështira Donaruma, një mision i pamundur, që u arrit nga fakti se Donaruma dhe familja e tij duan Milanin. Natyrisht, më tërheqësja është blerja e Bonuçit, një sinjal i fortë. Një operacion blic, nga ata që duhen mbyllur urgjentisht, as vetë nuk e kemi kuptuar që ia dolëm. Bilia? E vështirë, Lotito nuk lëshon kurrë, por ia dolëm“.

“Jemi një kantier i hapur. Nëse duhet, do vijë një mesfushor, por edhe një sulmues anësor, përveç pykës. Renato Sançes e Morata? Na interesojnë, por vetëm me kushtet tona“.

OBJEKTIVI“Ne duam të hapim një cikël, duam të nisim ndërtimin e një skuadre të aftë të fitojë për shumë vite dhe mbi të gjitha duam një skuadër që ta mbushë ‘San Siron’ plot, në çdo ndeshje. Ka entuziazëm te tifozët, duhet ta ruajmë“.

E ARDHMJA“Po, kemi shpenzuar shumë, por duhej një shkundje për ambientin. Megjithatë, për të ardhmen ne besojmë te skautingu. Më mirë t’i zbulojmë vetë talentet, pa u shkuar çmimi në qiell“.

 

Share: