Partizani u mund në minutën e fundit në takimin e parë miqësor zhvilluar me skuadrën turke Kasimpasa.

Për Partizanin debutoi nga minuta e parë Bruno Telushi. Loja ishte e vakët me pak raste shënimi, por turqit ishin më shumë kërkues.

Në fundin e takimit Trezeguet realizon një supergol duke mposhtur portierin Hoxha.

Kasimpasa – Partizani 1-0

Shënues: Trezeguet 89′
Kasimpasa: Eray, Popov, Youssef, Omeruo, Veysel, Ahmet, Sadiku,  Neyma YR, Trezeguet, Murillo,  Koita. Tr. Kermal Ozdes.
Partizani:  Hoxha, Kotobelli (Belica 46’), Atanda, Ibrahimi, Kalari, Telushi, Batha, Asani (Fili 59’)  Trashi, Progni, Bardhi. Tr. Sulejman Starova.

Share: