Laçi luan sot me Tiranën miqësoren e nëntë gjatë kësaj vere, duke qenë skuadra që ka zhvilluar më shumë ndeshje testuese deri më tani.

Kurbinasit e drejtuar nga Stavri Nica do të zbresin në stadiumin “Selman Stërmasi” prej orës 17:00, ndërkohë që dje kanë mbërritur në Shqipëri edhe tre afrimet e fundit.

Bëhet fjalë për Rexhinaldon, Ademir dhe Eskerdën. Të gjithë presin t’i shohin ata në fushën e blertë sa më shpejt dhe nuk përjashtohet mundësia që diçka e tillë të ndodhë që sot.

20863572_1912763842313062_3934238474383331892_o

Share: