Klubet shqiptare vazhdojnë fazën përgatitore në Antalia. Krahas përgatitjeve, nuk mungojnë miqësoret.

Ditën e sotme, 4 klube të superiores do zbresin në fushë.

Flamurtari sapo ka nisur sfidën (ora 11:00). Vlonjatët po përballen me BB Erzurumspor.

Kamza e Ndreut do sfidojë rusët e Alania në orën 13:00 (me orën tonë).

Partizani gjithashtu luan sot. Të kuqtë sfidojnë Kasimpashën në orë 13:30 (me orën tonë). Turqit renditen në vendin e 11 në elitë.

Në fushë zbret dhe Skënderbeu. Korçarët do përballen me Beshiktash në një sfidë luksi në orën 15:00 (me orën tonë).

Kujtojmë që këto dy ekipe janë përballur dhe më parë. Para dy sezonesh, në ndeshjet zyrtare të “Europa League”. 

Të dyja ndeshjet u fituan nga turqit, 0-1 në Elbasan dhe 2-0 në Stamboll.

 

Share: