Federata e futbollit të Kosovës do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës, nga 20-27 mars. Siç citon “Gazeta Olle”, Kosova ka arritur të sigurojë dhe 2 miqësoret e radhës. FFK ka arritur akordin me federatat e Madagaskarit dhe Burkina Fasos. Të dy miqësoret do të zhvillohen në kryeqytetin francez.

Sfida e parë luhet përballë Madagaskarit dhe do të zhvillohet në 24 mars, ndërsa tri ditë më vonë, Kosova ndeshet me Burkina Fason. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Paris, në një stadium modest me kapacitet prej 3.000 mijë vendesh.

Share: