Një finale e parakohshme për Lushnjen. Lagunarët presin sot Vllazninë dhe alternativa e vetme është fitorja. Djemtë e Dedjes e kanë nisur mirë, duke marrë dy barazime dhe tashmë ka ardhur ora e fitores. Lushnja nuk është dorëzuar kurrë dhe ka bërë futbollin e saj.

Nëse mposhtet Vllaznia, lushnjarët do mbushin edhe xhepat. Siç citon “Sport Ekspres”, një premio e mirë është gati për ekipin, nëse merren 3 pikët. Biznesmeni vendas, Agron Nushi i ka premtuar ekipit, 5 mijë euro në rast fitore. Aq sa është dhe diferenca me Vllazninë, 5 pikë.

Në Lushnje kanë një shkak më shumë për të fituar. Për t’ju afruar Vllaznisë e Teutës, por edhe për të marrë premion.

Sfida nis në orën 14:00.

 

 

Share: