Luftëtari dhe Kamza përballen sot në Gjirokastër, një ndeshje mjaft interesante. Bluzinjtë luajnë sfidën e dytë në shtëpi, teksa në të parën kanë barazuar me Vllazninë.

Tashmë është radha të luajnë me Kamzën e drejtuar nga Ramadan Ndreu, që ka udhëtuar drejt qytetit jugor e motivuar për të marrë pikë.

Një arsye më shumë është edhe fakti që presidenti Naim Qarri, i cili sipas “Panorama Sport” u ka premtuar “çek të bardhë” lojtarëve të tij për fitoren.

Deri më tani Kamza nuk ka fituar asnjë takim dhe ka grumbulluar vetëm tre pikë, falë barazimeve me Skënderbeun, Lushnjen dhe Teutën, duke lënë për të kuptuar se është një ekip i vështirë për t’u mundur.

Share: