Milot Rashica është bërë me skuadër të re, pasi Vitese ka vendosur ta shesë atë. Klube të shumta janë lakuar për të ardhmen e sulmuesit anësor, teksa ndër kanë qenë edhe Lacio e Napolin në Serinë A, por tashmë ai është transferuar në Gjermani.

7 milionë euro ka paguar Verder Bremen për Milot Rashicën, duke mposhtu konkurrencën e klubeve të tjera. Vetë klubi gjerman ka zyrtarizuar marrëveshjen, ndërkohë që mbeten për t’u bërë të ditura detajet e kontratës.

Rashica ka kaluar testet mjekësore dhe pritet të shpërthejë në Bundesligë. Te Vitese ai ishte ndër lojtarët më të mirë. Këtë sezon ai ka luajtur në 19 ndeshje dhe ka shënuar tre gola, ndërkohë që shpesh është përzgjedhur njeriu i ndeshjes dhe ka qenë pjesë e formacionit të javës në Holandë.

Share: